Forca të shumta policie zbarkojnë te “Bankers Petroleum “,FIER

Furgonë policie dhe njerëz me dokumente në duar që hyjnë e dalin. Kjo është situata në këto momente te zyrat e Bankers Petroleum në Marinëz të Fierit.

Nuk dihet ende prezenca e uniformave blu te ambientet e kompanisë naftënxjerrëse.

Në pamje duket edhe një automjet i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve. Nga kompania ende nuk ka një reagim zyrtar për zbarkimin e policisë dhe të tatimorëve aty.

Bankers Petroleum është akuzuar në të kaluarën nga Drejtoria e Tatimeve se nuk ka likujduar detyrimet fiskale ndaj shtetit, administratës tatimore dhe asaj doganore.

Gjithashtu, Bankers akuzohet prej një kohe të gjatë për ndotjen që shkakton në zonë si rezultat i aktivitetit naftënxjerrës.