Skandal në Patos: Babai akuzohet për abuzim seksual ndaj vajzës 12-vjeçare – Arrestohet nga policia e Fierit

Patos – Një ngjarje tronditëse është zbuluar në fshatin Sheqishte të bashkisë Patos, ku një burrë është arrestuar nga policia pas denoncimit se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur, vetëm 12 vjeçe.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi Zamir M., 36 vjeç, është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Fierit, pas kallëzimit të vajzës së tij, P.M., e cila në prani të një psikologeje ka deklaruar se është abuzuar seksualisht nga i ati që nga mosha 5-vjeçare, kohë kur familja jetonte në Gjermani.

E mitura ndodhet aktualisht në një qendër rehabilitimi në Tiranë, nën kujdesin e institucioneve për mbrojtjen e fëmijëve.

Familja e përbërë nga 7 fëmijë – 2 vajza dhe 5 djem – ka mbetur në kushte të rënda ekonomike pas ndalimit të kryefamiljarit.

Nëna e fëmijëve, J.M., tregon se është përballë një situate të jashtëzakonshme dhe kërkon ndihmë nga institucionet shtetërore.

Deklaratë e J.M.:
“Kam 7 fëmijë, më i madhi është 12 vjeç, më i vogli 18 muajsh. Nuk punoj dot, sepse nuk kam me kë t’i lë. Burri është në burg. Dua vetëm të takoj vajzën time që është në reabilitim. Kam nevojë për ndihmë, për shtëpi, për ushqim, për shkollë e për spital pranë fëmijëve.”

Ajo shton se përveç traumës së ngjarjes, po përballet edhe me presion për t’u nxjerrë nga banesa, pasi nuk ka mundësi të paguajë qiranë.

Ngjarja është në hetim dhe pritet që organet kompetente të vijojnë verifikimin e dëshmive dhe ekspertizave për të hedhur dritë mbi rastin.

Ndërkohë, komuniteti lokal dhe autoritetet sociale janë në dijeni të situatës së rënduar të familjes.

Policia

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimet policore bëjnë me dije se denoncimi në polici është bëre nga vetë e mitura .

Pasi është shoqëruar në komisariat pas njoftimit të fqinjëve , 12- vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj.

Ndërkohë ajo ka thënë gjithashtu se ka ndodhur edhe një vit më parë kur familja ndodhej në Gjermani , por ka pranuar gjithashtu se ka qënë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Ndërkohë , babai i saj, 36- vjeçari Zamir M, ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij , por ka ndodhur vetëm një herë.

Aktualisht e mitura ndodhet në Tiranë, në Qëndrën Rehabilituese” Lilium”