Vlorë/ Gruaja shtatzënë humb foshnjën, gjinekologia 66-vjeçare nën hetim për neglizhencë mjekësore

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Vlorës dhe opinionin publik, pasi një grua shtatzënë ka humbur foshnjën e saj në rrethana që po hetohen nga autoritetet.

Ngjarja ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku pas një kallëzimi penal të bërë nga familjarët e gruas, policia ka nisur hetimet ndaj një gjinekologeje me inicialet M. B., 66 vjeçe, e cila dyshohet për neglizhencë gjatë trajtimit mjekësor.

Sipas burimeve zyrtare, gjinekologia do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa dosja i është referuar Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme.

Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi gjendjen e nënës apo rrethanat e sakta që kanë çuar në humbjen e foshnjës, por familjarët pretendojnë se ndihma mjekësore ka qenë e vonuar dhe e pakujdesshme.

Ngjarja ka ngritur shqetësime serioze në lidhje me cilësinë e shërbimit shëndetësor në maternitetin e qytetit, ndërkohë që autoritetet shëndetësore pritet të ndërmarrin një hetim të brendshëm administrativ për të zbardhur gjithë dinamikën e rastit