Vlorë/19-vjeçarja ukrainase aksidentohet nga një furgon në rrugën “Sazani”, dërgohet në spital

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në rrugën “Sazani”, në qytetin e Vlorës, ku një shtetase e huaj ka mbetur e dëmtuar lehtë.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, shtetasi A. H., 47 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar një mjet tip furgon, ka aksidentuar një 19-vjeçare me kombësi ukrainase, shtetasen V. P.

E reja është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën mjekësore të nevojshme.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes