
Policia e Sarandës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Silent Crossing”, duke zbuluar dhe dokumentuar një rast të trafikimit të paligjshëm të mjeteve lundruese nga Greqia në Shqipëri.
Operacioni u zhvillua pas një kallëzimi të bërë nga një shtetas grek, i cili raportoi se më datë 28 qershor 2025, gjatë natës, në ishullin e Korfuzit i ishin vjedhur dy mjete lundruese, një gomone dhe një skaf. Kallëzuesi dyshonte se mjetet ishin trafikuar drejt territorit shqiptar.
Pas hetimeve dhe kontrollit në terren, u bë e mundur që:
🔹 U arrestua në flagrancë:
- D. D., 23 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë.
🔹 U shpallën në kërkim:
- D. J., 48 vjeç, banues në Sarandë
- A. J., 24 vjeç, banues në Sarandë
- A. K., 48 vjeç, banues në Tepelenë
Sipas hetimeve paraprake, këta katër shtetas dyshohet se kanë vjedhur mjetet lundruese në Korfuz dhe më pas i kanë trafikuar në Sarandë. Gjatë kontrollit në një parcelë në fshatin Vrion, Finiq, Policia gjeti dhe sekuestroi një prej mjeteve lundruese të vjedhura, si dhe një kamion që dyshohet se është përdorur për transportimin e tyre nga bregdeti në parcelë.
📌 Mjetet e sekuestruara në cilësinë e provës materiale:
- 1 skaf/gomone e vjedhur
- 1 kamion transportues
Policia vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e të tjerëve të përfshirë në këtë rrjet trafiku ndërkufitar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Sarandës për veprime të mëtejshme.