Kush është shqiptari me rreth 50 dënime që u lejua të qëndrojë në Britani

Shqiptari Zenel Beshi, me afro 50 dënime, ka fituar të drejtën të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kërkesës për deportim nga autoritetet britanike,

Sipas një trupi gjykues të emigracionit, Beshi është dënuar në Itali me 6 vite burg për grabitje, vjedhje dhe burgosje të paligjshme.

Ai nuk i ka deklaruar këto dënime kur ka hyrë në Britani, sipas Ministrisë së Brendshme britanike, e cila argumentoi se ai paraqet një “kërcënim real, aktual dhe të mjaftueshëm” për sigurinë publike dhe duhet të deportohet.

Megjithatë, gjyqtarja Leonie Hirst e Gjykatës së Lartë të Imigracionit refuzoi kërkesën e Ministrisë së Brendshme, duke vendosur se krimet e Beshit nuk ishin “jashtëzakonisht të rënda” sa të shkaktonin “neveri të thellë publike”. Për këtë arsye, ajo lejoj që ai të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar.

Është koha që këta gjyqtarë të fillojnë të mbrojnë qytetarët ligjorë britanikë dhe jo kriminelët e huaj,” tha Philp.

“Të gjithë të huajt që kanë kryer krime në Britani ose jashtë duhet të depërtohen, pa kushte. Duhet që të drejtat tona njerëzore për sigurinë të respektohen, e jo të drejtat e kriminelëve të jenë më të rëndësishme. Nëse unë bëhem sekretar i brendshëm, kjo do të ndryshojë.”