
Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Milot–Morinë”, ku një i ri nga Kamza ka përplasur dy automjete të drejtuara nga shtetas kosovarë.
Sipas të dhënave zyrtare, drejtuesi i mjetit, L. B., 28 vjeç, banues në Kamzë, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete në të cilat ndodheshin pasagjerë nga Kosova.
📍 Si pasojë e përplasjes, 6 persona janë lënduar, të cilët janë transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Fatmirësisht, pas marrjes së trajtimit, të dëmtuarit janë larguar në banesë, dhe nuk raportohen rrezik për jetën.
Policia e qarkullimit rrugor të autostradës ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë për të riun, ndërsa po vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.