
Strukturat e Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë ndërmarrë një kontroll të gjerë në terren për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, të kthyer në parkime kundrejt pagesës.
Gjatë verifikimeve, në zonën e njohur si ish “Shkolla e Marinës”, në lagjen “10 Korriku”, u evidentua një rast ku një sipërfaqe publike ishte zaptuar me tabela dhe trarë elektrikë dhe përdorej si parkim privat me pagesë.
Si rezultat:
- U procedua penalisht shtetasi R. F. (M)., 44 vjeç, për veprat penale “Pushtim toke” dhe “Fshehje të të ardhurave”.
- U procedua penalisht edhe drejtori i Policisë Bashkiake Vlorë, shtetasi E. I., 30 vjeç, i dyshuar për “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka ndërhyrë për të ndaluar këtë rast.
Hapësira publike u lirua me ndihmën e karrotrecëve, ndërsa automjetet e parkuara u larguan.
Policia e Vlorës thekson se nuk do të tolerojë asnjë rast të zaptimit të hapësirave publike dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo shkelje përmes numrit falas 112