OBSH pas më shumë se 3 vitesh: Origjina e Covid-19 mbetet e pazgjidhur, mungojnë të dhëna thelbësore nga Kina

Pas më shumë se tre vitesh hetime, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka publikuar raportin përfundimtar për origjinën e Covid-19, duke pranuar se nuk mund të përcaktojë dot burimin e saktë të virusit.

Sipas raportit të një grupi të pavarur ekspertësh, mungesa e të dhënave kyçe, veçanërisht nga autoritetet kineze, ka qenë pengesa më e madhe për arritjen e një përfundimi shkencor të besueshëm.

“Origjina e SARS-CoV-2 mbetet e pazgjidhur”, thuhet në dokument, ku theksohet se edhe pse hipoteza më e mbështetur mbetet ajo e transmetimit nga kafshët te njeriu, nuk përjashtohet plotësisht as teoria e rrjedhjes laboratorike.

Ekspertët kërkojnë qasje në sekuenca gjenetike virale, të dhëna biosigurie dhe dokumente të tjera që deri më sot nuk janë vënë në dispozicion, pavarësisht kërkesave të përsëritura ndaj Kinës.

“Nuk ka prova që COVID-19 është projektuar qëllimisht, apo që virusi ka qarkulluar jashtë Kinës përpara dhjetorit 2019,” nënvizohet në raport. Sidoqoftë, pa qasje në informacione shtesë, shkencëtarët thonë se nuk mund të nxjerrin përfundime përfundimtare.

Ky raport mbyll një kapitull kërkimesh ndërkombëtare, por lë hapur debatin për transparencën, bashkëpunimin dhe përgjegjësitë globale në rast