Lushnjë/Savër: Vodhën 4 motomjete elektrike natën, kapet njëri nga autorët, tjetri në kërkim

Lushnjë – Policia ka identifikuar dhe ndaluar një nga autorët e dyshuar të një vjedhjeje të ndodhur gjatë natës në një biznes në lagjen “Savër”, ku u morën 4 motomjete elektrike dhe sende të tjera me vlerë.

Pas kallëzimit të shtetasit I. S., pronar i biznesit të dëmtuar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë kanë organizuar veprimet hetimore dhe operacionale, duke siguruar të dhëna që çuan në identifikimin e autorëve.

🔹 Si rezultat, u arrestua shtetasi E. P., 38 vjeç, banues në Pirrë.

🔹 Bashkëpunëtori i tij, O. D., 34 vjeç, banues në Lushnjë, është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ndaj të dyshuarve janë ngritur procedura penale për veprën penale “Vjedhja”, ndërsa vijojnë hetimet për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera të ndodhura në zonë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme