Izraeli: Ekzekutuam një nga liderët e Hamasit, përplasjet në Gaza vazhdojnë me dhjetëra viktima

Lindja e Mesme vijon të përjetojë një nga fazat më të gjata dhe më të dhunshme të konfliktit izraelito-palestinez, që tashmë ka hyrë në ditën e 631-të.

Në një njoftim zyrtar, Ushtria izraelite deklaroi se gjatë një bastisjeje në qytetin e Gazës, ka vrarë Hakham Muhammad Issa Al-Issa, një nga themuesit dhe liderët kyç të Hamasit.

Sipas autoriteteve izraelite, Al-Issa kishte rol strategjik në drejtimin dhe planifikimin e operacioneve ushtarake të Hamasit.

Ndërkohë, sulmet ajrore dhe bombardimet kanë vijuar përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të së shtunës, duke shkaktuar të paktën 62 viktima në territorin e Gazës, sipas burimeve lokale dhe ndërkombëtare.

Pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për armëpushim, shenjat e qetësimit mungojnë, ndërsa numri i viktimave dhe të plagosurve rritet dita-ditës. Situata humanitare në Gaza mbetet kritike, me mungesa të mëdha në ushqime, ujë dhe ndihma mjekësore