Himarë/Jalë: Kapet me kokainë, MDMA dhe kanabis gati për shitje, arrestohet 36-vjeçari nga Tirana

Një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike është goditur në zonën turistike të Jalës, në Himarë.

Policia e Vlorës, në kuadër të planit të masave për sezonin turistik, ka vijuar kontrollet intensive për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 36 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte i akomoduar në një banesë në Jalë.

Gjatë kontrollit personal dhe në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza të ndara me lëndë narkotike të dyshuara si kokainë, MDMA dhe kanabis, të gatshme për shitje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Policia e Vlorës thekson se kontrollet do të vijojnë pandërprerë në zonat turistike, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike