
Ylli Didani, një 43-vjeçar me origjinë nga Shqipëria, është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale në Detroit, SHBA, për drejtimin e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës.
Sipas hetimeve, Didani ishte kreu i një organizate kriminale me shtrirje në Shtetet e Bashkuara, Amerikën e Jugut dhe Evropë, që financonte dhe koordinonte ngarkesa të mëdha me kokainë, të destinuara për tregjet ndërkombëtare.
Në vitet 2019 dhe 2020, autoritetet amerikane sekuestruan mbi 3,400 kg kokainë në pesë anije mallrash, të cilat po udhëtonin drejt porteve në Evropë. Sasia e drogës kapte një vlerë tregu mbi 100 milionë dollarë.
Gjykata e shpalli Didanin fajtor për disa akuza të rënda, përfshirë trafik ndërkombëtar droge, konspiracion dhe pastrim parash, duke i dhënë atij dënimin maksimal të parashikuar nga ligji amerikan.
Rasti ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për përmasat dhe shtrirjen e rrjetit kriminal që drejtohej nga shtetasi shqiptar