
Vlorë – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka referuar disa raste penale në Prokurori, pas veprimeve hetimore të kryera nga komisariatet përkatëse në territorin e saj.
🔹 Në Vlorë, u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., 44 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet për vetëgjyqësi në një apartament, ku pretendon se është bashkëpronar me një tjetër shtetas.
🔹 Në Himarë, u procedua penalisht shtetasi F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pas kallëzimit të një 42-vjeçari që e akuzon për vjedhjen e një shume prej 150 eurosh.
🔹 Në Sarandë, procedimi penal është nisur ndaj shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Ksamil, pas kallëzimit të një 22-vjeçareje që e akuzon për kanosje, ofendim dhe pengim të qytetarëve për të frekuentuar plazhin që administrohet nga familja e saj, duke i shkaktuar kështu dëm ekonomik.
🟠 Po ashtu, janë referuar në Prokurori për vlerësim dy raste zjarrvënieje, ku dyshohet se shkaku ka qenë natyror:
- Në “Kodrën e Lëkurësit”, është djegur një sipërfaqe prej rreth 3 hektarësh me bar të thatë dhe shkurre;
- Në lagjen nr. 3, Ksamil, në vendin e quajtur “Kodra e Bajames”, është djegur një sipërfaqe prej rreth 4 hektarësh me shkurre.
Të gjitha materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.