Rama nga kantieri Qukës–Qafë Plloçë: Rruga Tiranë–Korçë do të shkurtohet me 30 minuta, nxitje për zhvillimin ekonomik

Qukës – Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga kantieri i ndërtimit të aksit rrugor Qukës–Qafë Plloçë, duke theksuar rëndësinë strategjike që ky projekt ka për zhvillimin e juglindjes së vendit.

“Kantieret e aksit të plotë Qukës–Qafë Plloçë. Punimet në të tre lotet po ecin me ritme shumë të mira, me objektivin për përfundim brenda fillimit të vjeshtës”, shkruan Rama.

🔹 Me përfundimin e këtij segmenti me gjatësi 43.4 km, koha e udhëtimit në aksin kombëtar Tiranë–Korçë do të shkurtohet me rreth 30 minuta.

🔹 Rruga pritet të japë impulse të reja për zhvillimin ekonomik, turizmin dhe qarkullimin më të shpejtë të mallrave e qytetarëve drejt juglindjes.

Projekti konsiderohet një ndër më të rëndësishmit në infrastrukturën kombëtare dhe një nyje kyçe për lidhjen më efikase të rajonit të Korçës me pjesën tjetër të vendit.

Avatar photo
Arveni Avdulaj
28 Qershor, 14:04 | Përditësimi: 28 Qershor, 14:04