
Divjakë – Në kulmin e sezonit të shalqirit, fermerët e zonës së Divjakës po përballen me një nga vitet më të vështira ekonomikisht.
Pavarësisht rendimentit të lartë dhe cilësisë së prodhimit, çmimi i shitjes së shalqirit në treg është vetëm 15 lekë/kg, një nivel që, sipas tyre, nuk mbulon as koston minimale të prodhimit.
🗣 “Duhet të shitej të paktën me 20 lekë, që të dilnim me fitim”, shprehen fermerët, duke akuzuar pikat e grumbullimit dhe tregtarët si përgjegjës për çmimin e ulët, pavarësisht se kërkesa për shalqirin e Divjakës mbetet e lartë si në tregun vendas ashtu edhe në atë të eksportit.
Aktualisht, produkti po grumbullohet në masë dhe eksportohet në vendet e Ballkanit dhe Evropës, por çmimi i blerjes në fermë është shumë i ulët, duke i lënë fermerët në vështirësi të theksuar financiare.
⚠️ Fermerët paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në ditët në vijim, pasi pritet rritje e mëtejshme e prodhimit dhe nëse kërkesa nuk rritet, një pjesë e madhe e shalqirit rrezikon të mbetet pa u shitur në ara.
Ata kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përgjegjëse për të mbrojtur prodhimin vendas dhe për të ndaluar spekulimet me çmimet që, sipas tyre, po i çojnë drejt falimentimit