Lezhë – Arrestohet 45-vjeçari Zef Kola, kapet duke vaditur 150 bimë kanabis në fshatin Berzanë

Lezhë – Arrestohet 45-vjeçari Zef Kola, kapet duke vaditur 150 bimë kanabis në fshatin Berzanë

TEKSTI I LAJMIT:

Lezhë – Një operacion policor i koduar “Koordinata” ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të shtetasit Zef Kola, 45 vjeç, i kapur duke vaditur një parcelë me 150 bimë të dyshuara narkotike kanabis në fshatin Berzanë, Lezhë.

Policia bën me dije se parcela u zbulua gjatë kontrolleve dhe një pjesë e bimëve u asgjësua me djegie, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua si provë materiale për hetimet e mëtejshme.

Operacioni “Koordinata” vijon me qëllim parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në gjithë territorin e qarkut.