
Tiranë – Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qendër të Tiranës, pranë Ambasadës Amerikane.
Drejtuesi i një taksie nga kompania “Blue Taxi” humbi kontrollin mbi mjetin e tij, duke u përplasur fillimisht me kangjellat anësore të rrugës dhe më pas me një pemë.
Fatmirësisht, pengesat fizike që përfshijnë kangjellat dhe pemën shmangën që makina të dilte në trotuar dhe të përplaste këmbësorë që ndodheshin aty në atë moment.
Policia rrugore ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për rrethanat e aksidentit.