Vlorë/87-vjeçari italian humb jetën teksa notonte në det në plazhin e Zvërnecit, dyshohet arrest kardiak

Vlorë – Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:30, në plazhin e Zvërnecit, ku ka humbur jetën një shtetas italian teksa po notonte në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi G. P., 87 vjeç, i cili ka humbur ndjenjat në ujë dhe më pas ka ndërruar jetë, pavarësisht ndërhyrjes së pushuesve dhe ndihmës së parë të ofruar në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor së bashku me ekspertin mjekoligjor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një arrest kardiak, por pritet përfundimi i ekzaminimeve mjekoligjore për konfirmimin zyrtar.

Hetimet vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.