
Gjatë ditës së sotme janë raportuar 3 zjarre, të cilat janë shuar.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se forcat në terren shuan vatrën në një sipërfaqe me shkurre në lagjen nr. 5, bashkia Kavajë si dhe zjarrin e rënë në një automjet në rrugën 28 Nëntori, njësia administrative Nr.10, bashkia Tiranë.
Po ashtu në fshatin Ishull Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë u regjistrua një shpërthim zjarri nga një bombul gazi, ku ngeli e plagosur dhe me djegie nga shpërthimi i bombulës së gazit Mara Biba, vjeç 64, e cila u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë.