Fier/Operacioni “Koordinata”, kapen 2 shtetas në flagrancë duke kultivuar drogë, asgjësohen 284 bimë narkotike

Screenshot

Fier – Vijojnë kontrollet intensive në territorin e qarkut Fier, në kuadër të planit operacional antidrogë të koduar “Koordinata”, i cili synon parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë një aksioni të zhvilluar gjatë natës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat operacionale, kapën në flagrancë dy shtetas pranë 2 parcelave toke (pronë publike) në fshatin Rreth Libofshë, ku ishin kultivuar bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestuan shtetasi A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, dhe J. B., 28 vjeç, banues në Rreth Libofshë. Gjatë operacionit, forcat e Policisë asgjësuan gjithsej 284 bimë narkotike, të mbjella në mënyrë të paligjshme.

Dy shtetasit do të përballen me akuzën për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për vijimin e hetimeve.

Policia e Fierit njofton se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje në çdo njësi administrative dhe zonë rurale, si pjesë e angazhimit të pandalshëm për të luftuar paligjshmërinë në të gjitha format e saj