
Cristiano Ronaldo ka firmosur kontratën më të shtrenjtë në historinë e sportit, duke zyrtarizuar një marrëveshje të re me klubin saudit Al Nassr, që do t’i sjellë atij mbi 500 milionë euro në dy vitet e ardhshme.
Sipas burimeve të “SunSport”, kontrata përfshin një pagë bazë ditore prej 573 mijë eurosh dhe një pagë vjetore prej 209 milionë eurosh. Llogaritjet tregojnë se ylli portugez do të përfitojë 13 euro në sekondë dhe 772 euro në minutë. Vetëm bonusi i firmës arrin në 28.7 milionë euro, me mundësi rritjeje deri në 45 milionë euro nëse aktivizohet viti i dytë i kontratës.
Marrëveshja përfshin gjithashtu:
- 15% aksione në klubin Al Nassr, me vlerë rreth 38 milionë euro;
- Bonuse sportive: 5 milionë euro nëse fiton “Këpucën e Artë” dhe 9 milionë euro në rast titulli kampion;
- Shërbime personale: staf prej 16 personash në dispozicion, përfshirë shoferë, pastruese, kuzhinierë, kopshtarë dhe roje sigurie;
- 1.65 milionë euro në vit për stafin personal dhe 5 milionë euro për përdorimin e avionit privat;
- Marrëveshje sponsorizimi me kompani saudite deri në 70 milionë euro.
Në moshën 40-vjeçare, Ronaldo konfirmon statusin e tij si sportisti më i paguar në botë. Burime pranë Ligës Profesioniste Saudite kanë treguar se rinovimi me Ronaldon ishte prioritet absolut, duke theksuar se largimi i tij do të kishte qenë një goditje e madhe për imazhin dhe zhvillimin e kampionatit