Tirana do të mirëpresë Samitin e NATO-s në 2027 – Rama: U vendos unanimisht

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Kryeministri Edi Rama njoftoi se është vendosur unanimisht se Samiti i NATO-s në 2027 do të mbahet në Tiranë.

Ky vendim ëshë marrë në Hagë, aty ku janë mbledhur liderët e vendeve anëtare të Aleancës.

Liderët e 32 vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në një klimë të trazuar luftash për shkak të situatës në lindjen e mesme, ndërsa kryefjala e këtij takimi ishte kërkesa e Uashingtonit për të rritur buxhetet e mbrojtjes ne 5% të PBB.