Aksident në autostradën Vlorë – Levan, taksia me dy turistë del nga rruga – tre persona të plagosur

Nje  aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në autostradën Vlorë–Levan, ku një automjet taksi, që transportonte dy turiste, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.

Në mjet ndodheshin shoferi dhe dy shtetase të huaja, të cilët kanë pësuar dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndihma e parë iu dha nga kalimtarë të rastit, ndërsa më pas mbërritën në vendngjarje Policia dhe autoambulanca, që transportuan të lënduarit drejt spitalit të Vlorës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia apo lodhja e drejtuesit, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.