Turisti nga Kosova dëmton këmbën në Valbonë, dërgohet me urgjencë në Spitalin e Tropojës

Një turist nga Kosova ka pësuar një dëmtim në këmbë gjatë një shëtitjeje në zonën malore të Valbonës, konkretisht në fshatin Kukaj. Ngjarja është raportuar rreth orës 16:30, kur Salla Operative e Komisariatit të Policisë në Tropojë mori njoftim për incidentin. Sipas informacionit zyrtar nga Policia, shtetasi I. H., banues në Kosovë, ishte rrëzuar teksa eksploronte terrenin malor dhe për pasojë kishte pësuar një dëmtim në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat policore të Tropojës në bashkëpunim me ekipin mjekësor të spitalit lokal u nisën drejt vendngjarjes. Pas një operacioni kërkimi që zgjati rreth dy orë, turistit iu ofrua ndihma e parë dhe u transportua nga zona e thellë deri në vendin ku mund të mbërrinte autoambulanca. Ai është dërguar në Spitalin e Tropojës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Rreth orës 16:30, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se në fshatin Kukaj, Valbonë, shtetasi I. H., banues në Kosovë, duke eksploruar zonën ishte rrëzuar dhe për pasojë kishte dëmtuar këmbën.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë.

Pas dy orësh kërkimesh shërbimet e Policisë, lokalizuan turistin, i cili u transportua nga shërbimet e Policisë deri në rrugën e makinave dhe më pas u transportua drejt spitalit me autoambulancë. Turisti ndodhet në Spitalin e Tropojë, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës është e angazhuar maksimalisht në përmbushje të detyrave për garantimin e rendit dhe sigurisë, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive dhe në ndihmë të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve në rast nevoje.