Shperthim me tritol ne një biznes ne Vlore


Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën transballkanike, e vendosur në një godinë biznesi që jepte motorë me qira.Tritoli i është vendosur një biznesi që funksionon si dyqan për shitje dhe servis motomjetesh.

Në ato momente, biznesi ka qenë i mbyllur. Ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 23:00, në lagjen “Bashkimi”, në dritaren e një servisi motorësh, në pronësi të shtetasit V. B., ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të dyshuar.