
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 42 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. 42-vjeçari u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. O., 24 vjeç, O. D., 35 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe N. M., 48 vjeçe, pasi nuk kishin kasë fiskale në subjektet që administronin në plazhin e Divjakës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. B., banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar një sipërfaqe toke;
-S. Ll., banues në fshatin Rrupaj, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar veshjen e disa serave në afërsi;
-B. Sh., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 60 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.
Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi K. H., 65 vjeç, është larguar nga banesa që më datë 19.06.2025. Punohet për gjetjen e 65-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.