Tërmet 4.4 ballë në Nikël të Krujës, lëkundjet ndihen në Tiranë, Durrës e disa qytete, nuk raportohet për dëme.

Tërmet i fortë në Shqipëri, lëkundje në Krujë, ndjehet në Tiranë e disa qytete

Një tërmet i fortë është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën qendrore të Shqipërisë, duke shkaktuar panik te qytetarët. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEUM), tërmeti ka pasur epiqendrën në Nikël të Krujës dhe është ndjerë në disa qytete përreth, përfshirë Tiranën dhe Durrësin.

Tërmeti u regjistrua në orën 05:04 të mëngjesit dhe sipas të dhënave paraprake, kishte një magnitudë prej 4.3 gradë të shkallës Rihter, me një thellësi prej 5.6 kilometrash. Ndërkohë, Qendra Rajonale e Monitorimit të Tërmeteve e ka vlerësuar fuqinë e lëkundjes në 4.4 ballë.

Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në monitorim të situatës dhe në gatishmëri për çdo nevojë emergjente. Lëkundjet janë ndjerë qartë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe zona të tjera përreth, duke alarmuar banorët e këtyre qyteteve.

Specialistët e sizmologjisë kanë bërë thirrje për qetësi dhe kujdes, ndërsa rikujtojnë qytetarëve të ndjekin udhëzimet e mbrojtjes civile në raste të ngjashme