SHBA ngre avionët luftarakë nga Arabia Saudite pas sulmit iranian në bazën Al-Udeid, Katari kërcënon me kundërsulm.

Vjen LËVIZJA e radhës! SHBA ngre në ajër avionët luftarakë në bazën e Arabisë Saudite

Pas sulmit të papritur iranian ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid në Katar, tensionet në Gjirin Persik janë përshkallëzuar ndjeshëm. Si reagim ndaj këtij sulmi, Shtetet e Bashkuara kanë ngritur në ajër avionët luftarakë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite, duke dhënë një sinjal të qartë për gatishmërinë ushtarake.

Sipas autoriteteve në Katar, Irani lëshoi rreth 10 raketa drejt bazës Al-Udeid, ku ndodhen trupa të shumta amerikane dhe të NATO-s. Ndërsa qeveria e Katarit e quajti sulmin një “shkelje flagrante”, vendi reagoi duke mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore për arsye sigurie.

Mediat vendase raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit kanë arritur të interceptojnë dhe të shkatërrojnë 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani. Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima apo dëme materiale.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, deklaroi në rrjetin social “X” (ish-Twitter) se vendi i tij po shqyrton mundësinë e një kundërsulmi ndaj Iranit, si pjesë e të drejtës për vetëmbrojtje.

Lëvizjet e fundit nga SHBA dhe reagimi i Katarit pritet të trazojnë më tej ekuilibrat në Lindjen e Mesme, ndërsa komuniteti ndërkombëtar i bën thirrje palëve për vetëpërmbajtje dhe diplomaci për të shmangur një përshkallëzim ushtarak të rrezikshëm.