
Sekretari i SHBA-së TRONDIT botën: Irani është një hap larg bombës…
Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, ka ndezur debat global me deklaratën e tij të fortë për programin bërthamor të Iranit. Në një intervistë për emisionin “Face the Nation” në rrjetin CBS, Rubio tha se pavarësisht mungesës së provave të reja nga inteligjenca amerikane, Irani është shumë pranë ndërtimit të një arme bërthamore.
I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kishin informacione konkrete për ndonjë aktivitet të tanishëm në programin bërthamor të Teheranit, Rubio tha prerazi: “Kjo është e parëndësishme. Ata kanë gjithçka që u nevojitet për të ndërtuar një armë.”
Kjo deklaratë bie ndesh me qëndrimin e mëparshëm të Drejtoreshës së Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, e cila ka pohuar se nuk ka prova se Irani ka rifilluar programin e armëve bërthamore që ishte ndërprerë që prej vitit 2003.
Sipas Rubio-s, vetëm zotërimi i teknologjisë dhe burimeve të nevojshme për të ndërtuar armë është një kërcënim i mjaftueshëm për të justifikuar një ndërhyrje ushtarake nga SHBA, nëse Irani vendos të ecë përpara. Deklarata e tij vjen në një moment tensioni të shtuar në Lindjen e Mesme, ku veprimet e Iranit po ndiqen me shqetësim nga fuqitë perëndimore.
Zyrtarë të lartë në Uashington nuk kanë përjashtuar mundësinë e një përgjigjeje të fortë ushtarake nëse situata përshkallëzohet më tej. Deklaratat e Rubio-s janë cilësuar si një paralajmërim i qartë, jo vetëm për Teheranin, por edhe për bashkësinë ndërkombëtare