
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në fshatin Kamenicë të Divjakës.
Një mjet tip “Benz” është përplasur me një motorçikletë, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i motorit.
“Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, sipas njoftimit të policisë.