Policia Fier në 24 orët e fundit

Fier – Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Y., 40 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi iu gjet një sasi e vogël Kokaine.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 25 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.