Petro Koçi shpërthen ndaj Zegjine Çaushit: Nuk është imazhi i PS

Petro Koçi nuk do të jetë në karriget e Parlamentit në legjislaturën e re. E teksa është në largim, Koçi nuk i ka kursyer disa kritika dhe rezerva për kolegët e tij të rinj.

Koçi ka komentuar fushatën elektorale të Zegjine Çaushit, kandidatja e Fierit, që spikati me video-t e saj në rrjete sociale.

Për Koçin, Çaushi nuk është imazhi i PS, por një shpërdorim personaliteti.

Ajo ka bërë një gjë që është e ekzagjeruar dhe është një shpërdorim personaliteti në një përmasë që mendoj se nuk duhet të përsëritet më. Nuk është ky imazhi i PS-së. PS-ja është një parti serioze”, u shpreh Koçi.

Edhe pse rrjetet sociale u kthyen në një platformë të mirë komunikimi mes kandidatëve dhe zgjedhësve, Koçi thekson se kjo nuk duhet të jetë linjë e PS.

“Nuk mendoj se kjo duhet të jetë linja e fushatës së PS-së. Sot vendos shumë rrjeti social, padyshim, por duhen bërë gjërat më ndryshe”, tha ai.