Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Selenicë, dy të plagosur – njëri në gjendje të rëndë

Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme rreth orës 12:50, në aksin Vlorë–Selenicë, në afërsi të fshatit Sherishtë.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip “Audi” me drejtues shtetasin Xh. Xh., rreth 23 vjeç, dhe një kamionçinë tip “Nissan” e drejtuar nga shtetasi N. H., 68 vjeç.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit “Audi”, si dhe pasagjeri në kamionçinë, shtetasi F. C., 61 vjeç. Të dy janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.