ZJARR NË SHEQISHTE, PATOS – FLAKËT PËRFSHIJNË TUBAT PLASTIKË GJATË PUNIMEVE TË BORDIT TË KULLIMIT

Screenshot

Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në fshatin Sheqishte, që i përket bashkisë Patos. Ngjarja ka ndodhur gjatë punimeve të investimit të Bordit të Kullimit, që synon të marrë ujë nga Keneta e Roskovecit për vaditjen e tokave bujqësore në zo

Gjatë procesit të saldimit të tubave plastike, këta të fundit janë përfshirë nga flakët, të cilat janë përhapur me shpejtësi, duke mbuluar të gjithë zonën me re të dendura tymi të zi.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse dhe një autobot, të cilat bënë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet janë të kufizuara vetëm në materialet plastike të përdorura për punimet.

Autoritetet përkatëse po verifikojnë rrethanat e ngjarjes dhe po punojnë për të përcaktuar shkakun e saktë të zjarrit.