Kaos në autostradën Tiranë – Durrës, 8 makina përfshihen në aksident

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar sot pranë mbikalimit të Fllakës në autostradën Tiranë-Durrës.

Burime bëjnë me dije se në total janë përfshirë 8 makina, ndërsa ende nuk dihen ende rrethanat e aksidentit.

Aktualisht raportohet për dëme materiale, ndërkohë që policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje.

Gjithashtu mësohet se aksidenti ka shkaktuar kaos automjetesh dhe trafik të rënduar në autostradën Tiranë – Durrës.