Irani sulmon me breshëri raketash, plagosen 17 izraelitë në Haifa

Të paktën 17 persona u plagosën në Izrael të premten pasi Irani nisi një breshëri të re raketash, sipas zyrtarëve të shëndetësisë dhe emergjencave.

Të paktën tre prej tyre u plagosën rëndë, përfshirë një djalë 16-vjeçar, thanë autoritetet lokale.Pamjet e publikuara nga spitali Rambam i Izraelit treguan ndihmësit mjekësorë që transportonin një person të plagosur në barelë, në oborrin e institucionit shëndetësor në qytetin portual të Haifës.

Shërbimet e emergjencës u thanë banorëve se mund të largoheshin nga “hapësirat e mbrojtura” në qytet, duke treguar se kërcënimi i raketave iraniane kishte kaluar.