
Jeta e Jeremy Meeks, dikur i njohur si “krimineli më i bukur në botë”, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm që nga viti 2014, kur fotografia e tij e krimit u bë virale pas arrestimit për armëmbajtje pa leje në Kaliforni.
Meeks u bë menjëherë fenomen global falë pamjes së tij, duke u kthyer në meme në rrjetet sociale dhe në një simbol të kontrastit midis krimit dhe bukurisë. Fotografia e tij u shpërnda nga mijëra njerëz dhe e solli në qendër të vëmendjes mediatike.
Pas periudhës në burg, ai la pas të kaluarën kriminale dhe u hodh në industrinë e modës dhe argëtimit. Jeremy ka sfiluar për markat më të njohura si Philipp Plein dhe Tommy Hilfiger, si dhe ka marrë pjesë në filma si Trigger, Secret Society dhe True to the Game 2 & 3.
Në vitin 2024, ai publikoi autobiografinë e tij, ku rrëfen jetën përtej pamjes së jashtme – nga një rini e vështirë mes drogës dhe dhunës, deri te transformimi në një njeri publik që frymëzon miliona ndjekës.
Në një intervistë për BuzzFeed, ai është shprehur: “Ka qenë një udhëtim i egër, shumë i egër, por jam mirënjohës. Nuk po e marr asgjë si të mirëqenë.”
Sot, Jeremy Meeks është jo vetëm një fytyrë e njohur në industrinë e modës, por edhe një shembull i rrallë i një transformimi personal që kapërcen paragjykimet