Fier: 3 të arrestuar dhe 3 në hetim për vepra penale që variojnë nga drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, te ndërtimi i paligjshëm

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer një sërë veprimesh ligjore në kuadër të parandalimit dhe ndëshkimit të paligjshmërisë në qark.

🔹 Në Patos dhe Tepelenë, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit V. A., 50 vjeç dhe S. D., 55 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete në gjendje të dehur.

🔹 Në Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, i cili u konstatua jashtë banesës, ndonëse ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.

🔹 Në Çermë, është proceduar penalisht shtetasi D. Xh., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjetet sociale foto intime të një shtetaseje 26 vjeçe.

🔹 Në Lushnjë, nisi procedimi penal ndaj shtetasit D. K., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një shtetas 64 vjeç, për motive të dobëta.

🔹 Në Divjakë, është proceduar në gjendje të lirë shtetasi P. H., 43 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale për këto raste iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.