E rëndë në Korçë: 64-vjeçarja bie në kontakt me energjinë elektrike, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Nevicisht të bashkisë Korçë, ku një grua ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një 64-vjeçare me inicialet I.D., e cila është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës. Fatmirësisht, mjekët kanë bërë të ditur se gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë shërbimet e ambulancës dhe policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar nëse ka pasur neglizhencë në sistemin elektrik.

Priten detaje të tjera në vijim mbi shkakun dhe dinamikën e ngjarjes.