WhatsApp vendos tarifa, zbulohet se kush do të paguajë për shërbimet e reja

WhatsApp, një nga aplikacionet më të përdorura të mesazheve në botë, po hyn në një fazë të re me ndryshime që pritet të ndikojnë miliona përdorues. Me përditësimin e fundit, platforma ka prezantuar tarifa mujore për disa veçori të avancuara dhe ka nisur testimin e reklamave në seksione të caktuara të aplikacionit. Ky është një hap drejt monetizimit më të thellë të shërbimit, ndërsa kompania premton se privatësia e bisedave do të ruhet.

Ndryshimet kryesore lidhen me veçorinë e “Channels” dhe seksionin “Status” (nën “Përditësimet”). Për herë të parë, pronarët e kanaleve mund të vendosin një tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive, ndërsa bizneset do të kenë mundësi të paguajnë për promovimin dhe rritjen e dukshmërisë së kanaleve të tyre.

Përveç kësaj, WhatsApp do të fillojë të shfaqë reklama të targetuara në seksionin “Status”, duke u bazuar në të dhëna të kufizuara si vendodhja, gjuha, kanalet e ndjekura dhe aktiviteti me reklamat. Megjithatë, bisedat personale, thirrjet dhe statuset mbeten të kriptuara fundmëfund dhe reklamat nuk do të shfaqen në hapësirën e mesazheve private.

Cilat janë ndryshimet e reja?

  • Kanale me pagesë: Pronari i një kanali në WhatsApp mund të vendosë tarifë mujore për përmbajtje ekskluzive, duke i dhënë mundësi krijuesve të përfitojnë nga përmbajtja e tyre.
  • Kanale të promovuara: Bizneset do të kenë mundësi të paguajnë për të rritur dukshmërinë e kanaleve të tyre në listën e kanaleve.
  • Reklama në “Status”: Do të shfaqen reklama të targetuara në seksionin “Status” bazuar në të dhëna të limituara, pa kompromentuar privatësinë e bisedave.

WhatsApp thekson se bisedat, thirrjet dhe statuset personale mbeten të sigurta me kriptim fundmëfund, duke mos lejuar shfaqjen e reklamave brenda mesazheve private