
Ashtu si në vitet e mëparshme, edhe këtë herë nuk ka munguar skandali në Maturën Shtetërore. Teza e Matematikës, varianti B, ka përfunduar në rrjetet sociale vetëm 20 minuta pasi nisi provimi në orën 10:00.
Pavarësisht rregullave strikte që ndalojnë përdorimin e celularëve nga maturantët gjatë provimit, dokumenti është publikuar në “Instagram” ndërkohë që testimi vijonte ende në klasa.
Ende nuk është bërë e ditur nëse teza është shpërndarë nga një maturant apo nga persona të tjerë, por fakti që ajo qarkullon gjerësisht online ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë dhe kontrollin e procesit.
Autoritetet arsimore nuk kanë reaguar ende për këtë incident, i cili rrezikon të cënojë integritetin e provimit kombëtar të maturës