Pamje tronditëse: I mbijetuari i vetëm ecën mes rrënojave pas rrëzimit të avionit në Indi

Një video e re nga vendi ku u rrëzua avioni i Air India në Ahmedabad ka nxjerrë në pah momentin dramatik kur i mbijetuari i vetëm, Vishwas Kumar Ramesh, shihet duke ecur në këmbë mes rrënojave, pa lëndime serioze.

Ramesh, 40 vjeç, i cili ka jetuar në Britani për vite me radhë, u shpëtua mrekullisht pasi doli nga dera e emergjencës pranë vendit ku ishte ulur, në sediljen 11A.

Pas rrëzimit, ai u pa nga kalimtarët që ndodheshin pranë vendit të ngjarjes dhe u dërgua menjëherë në spital për kontroll. Pamjet e publikuara kanë prekur opinionin publik dhe kanë ringjallur diskutimin mbi sigurinë në fluturime.