Edi Rama i pranishëm në dasmën e Alex Soros, kapet në foto ndonëse nuk publikoi asgjë vetë

Rama i pranishëm në dasmën luksoze të Alex Soros dhe Huma Abedin në SHBA

Një nga dasmat më të komentuara të fundjavës u zhvillua në Water Mill, SHBA, ku Alex Soros, djali i filantropit miliarder George Soros, kurorëzoi martesën me Huma Abedin, bashkëpunëtoren e afërt të Hillary Clinton.

Në mesin e të ftuarve ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili është fotografuar gjatë ceremonisë, ndonëse vetë nuk publikoi asgjë në rrjetet sociale.

Kjo nuk është hera e parë që Rama merr pjesë në një event familjar të Sorosëve. Ai ishte i pranishëm edhe në dasmën e George Soros në vitin 2013, çka ka nxitur ndër vite diskutime për lidhjet e tij me këtë familje me ndikim ndërkombëtar.

Dasma u mbajt në një rezidencë luksoze, ku të ftuarit ishin figura të njohura të politikës, biznesit dhe artit. Ceremonia u karakterizua nga një atmosferë elegante dhe diskrete.