Britanik dhe malajzian kapen me drogë në Dhërmi, goditen 2 raste të shitjes së lëndëve narkotike në zonën turistike.

Vlorë – Vijojnë kontrollet intensive në zonat bregdetare për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Në kuadër të planit të masave të DVP Vlorë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Dhërmi, finalizuan me sukses goditjen e 2 rasteve të shitjes së lëndëve narkotike në fshatin Dhërmi.

Në pranga ranë:

  • J. S., 30 vjeç, shtetas malajzian, të cilit gjatë kontrollit në banesën ku ishte akomoduar në Dhërmi, iu gjetën dhe sekuestruan doza të dyshuara të lëndëve narkotike cannabis sativa dhe kokainë.
  • O. S., 22 vjeç, shtetas britanik, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza kokaine dhe disa tableta ekstazi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Vlorës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve