Aksident i rëndë, mjeti del nga rruga dhe kthehet përmbys! Dërgohen në spital 3 persona

Korçë : Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Bulgarec pasditen e sotme, teksa një mjet ka dalë nga rruga dhe është kthyer përmbys.

Mësohet se janë dërguar në spital 3 persona, një grua e tre fëmijë. Sakaq, bëhet me dije se janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme me drejtuesin e mjetit.