Zbardhet shkaku i tragjedisë ajrore në Indi: Sedilja e pilotit rrëshqiti gjatë ngritjes, 247 viktima

Një defekt teknik i pazakontë në sediljen e pilotit është zbuluar si shkaku kryesor i rrëzimit tragjik të avionit të “Air India”, ku humbën jetën 247 persona. Shumica e viktimave ishin studentë mjekësie, të cilët ndodheshin në një godinë banimi ku përfundoi avioni pas përplasjes.

Sipas raportit paraprak të Autoritetit Indian për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB), kutia e zezë ka zbardhur momentet e fundit të fluturimit dhe ka nxjerrë në pah një dështim të mekanizmit të sigurisë në sediljen e komandantit të avionit.

Gjatë ngritjes, sedilja e pilotit kryesor u lirua papritur dhe rrëshqiti mbrapa, duke bërë që ai të humbasë kontrollin e plotë mbi mjetin fluturues. Ky moment rezultoi fatal dhe çoi në përplasjen e avionit të tipit Boeing 787 në një zonë të banuar pranë aeroportit.

Hetimet për tragjedinë vijojnë, ndërsa autoritetet kanë nisur inspektime të menjëhershme në flotën ajrore për të shmangur përsëritjen e një defekti të tillë