Vlore/Vihet ne pranga nje 21 vjecar qe shperdante doza kanabis ne qytetin e Vlores

Screenshot

DVP Vlorë/Kontrolle intensive nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.Vihet në pranga një 21-vjeçar që shpërndante doza kanabis, në qytetin e Vlorës.Sekuestrohen 60 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, gati për shitje.Forca e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe parandalimin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në zonat urbane dhe turistike, ka vijuar të ushtrojë kontrolle në lagje të ndryshme të qytetit, ku si rezultat:Në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, u kap në flagrancë shtetasi R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, i cili dyshohet se e ndante lëndën narkotike në doza dhe e shiste atë në zona të ndryshme të qytetit.Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 60 doza lënde narkotike të llojit cannabis sativa.Në përfundim të veprimeve procedurale, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, u bë arrestimi i këtij shtetasi, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔#tëvendosurkundërkrimit✅#nëçdoskajtëvendit🇦🇱#nëshërbimtëqytetarëve👮