
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Pavarësia” të Vlorës, ku një 35-vjeçar dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij.
Sipas informacioneve paraprake të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:10, në apartamentin ku jetonte shtetasi A. M., i cili dyshohet se ka qëlluar veten me një armë zjarri tip pistoletë.
Menjëherë pas ngjarjes, ai ka marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas është transportuar në gjendje të rëndë për trajtim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Në vendngjarje është sekuestruar arma e zjarrit, një pistoletë tip Glock, që u gjet pranë të plagosurit dhe është marrë në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.