Trump: SHBA mund të përfshihen në konfliktin Izrael-Iran, i hapur për ndërmjetësim nga Putini

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë “gati të përfshihen” në konfliktin midis Izraelit dhe Iranit, nëse situata përshkallëzohet më tej.

Në një deklaratë për mediat, Trump theksoi se “është e mundur që ne të përfshihemi”, duke lënë të hapur mundësinë e një ndërhyrjeje amerikane në përplasjen e ashpër që ka përfshirë Lindjen e Mesme.

Megjithatë, ai nënvizoi se aktualisht SHBA-të nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt: “Në këtë moment nuk jemi të përfshirë, por kjo mund të ndryshojë”, tha ai.

Trump u shpreh gjithashtu i hapur që Presidenti rus Vladimir Putin të luajë rolin e ndërmjetësit mes palëve, duke shtuar se beson që “së shpejti do të kemi paqe” dhe se një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit është e mundur.

Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensioni ekstrem, ndërsa Izraeli ka intensifikuar sulmet me raketa në territorin iranian, duke goditur edhe zona të banuara